Gjendja shëndetësore e dy të aksidentuarve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Smrekonicë.

Dy të lënduarat fillimisht ishin dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor, pastaj për tretman të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Redaksinë tonë  ka thënë se të lënduarit tani për tani janë në gjëendje stabile.

“Janë duke realizuar egzaminimet e nevojshme, për momentin janë në  gjendje stabile, por kanë lëndime të shumta multiforme”, ka thënë Syla .

Policia ka njoftuar se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga”, ka njoftuar policia rajonale e Mitrovicës.