Një veprim që ka bërë Arjola Demiri brenda shtëpisë së Big Brother Vip është parë si imitim për Fifin. Aktorja po fliste me Monikën dhe Beatrixin për nominimet. Kjo e fundit duket e mërzitur pasi thotë se do të largohet nga shtëpia ditën e sotme.
Teksa Beatrix thekson me shaka se do të largohet duke kërcyer, Arjola shton se do të dalë e mërzitur teksa bën sikur i bie të fikët. Veprimi i saj na kujton një nga skenat që bëri bujë disa javë më parë, ku Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit live. Të jetë ky një thumb për këngëtaren?