Katër persona janë lënduar si pasojë e një përplasje mes dy veturave në Gjilan.
Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, dy nga të lënduarit janë duke vazhduar trajtimin në spital.
“Dy nga të lënduarit vazhdojnë trajtimin mjekësor në spital ndërsa të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.