Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy persona në QKUK

Sot rreth orës 7:00, të mëngjesit në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Smrekonicë, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku mbetën të lënduar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.

Policia ka njoftuar se dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri për tretman mjekësor, pastaj për tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

“Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga”, ka njoftuar policia rajonale e Mitrovicës.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.