Therje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me thika që ka ndodhur mes tyre sot në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai gjithashtu tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.

Po ashtu, ai tha policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.