Tahiri pyet Kurtin: A jeni në mend se çfarë po veproni me tarifat e reja për rrymë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për tarifat e reja për energji elektrike.

Tahri ka pyetur Qeverinë se ‘a janë në mend’ se çfarë po veprojnë me propozimin e tarifave të reja duke thënë se Kosova mund të pësojë bankrotim total.

“A jeni në mend qa jeni tu fol a jeni në mend se në çfarë situatë është Kosova dhe në çfarë situate do ta sjellin Kosovën tarifat e reja të energjisë elektrike”.

“Si është e mundshme rryma është shtrenjtë me 2019 e tani me dalë me thanë rryma është lirë e tani KEDS më kërku me i rritë tarifat nënkupton që politikisht po i rritni tarifat”, ka thënë ai në seancën në Kuvend ku po debatohet për krizën me energjinë dhe tarifat e reja.