Shkumbin Ahmetxhekaj emërohet U.d.I Drejtorit të Rtk-së

Shkumbin Ahmetxhekaj, është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

“Bordi i RTK-së në të njëjtën mbledhje, emëroi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK”, tha Boletini.

Bordi i RTK-së, në mbledhjen e 19 janarit ka shkarkuar ngaa detyra, drejtorin e përgjithshëm të
Sipas njoftimit të këtij bordi, shkarkimi i Kastratit ka ardhur si pasojë e shkeljeve të Ligjit për RTK-në, nepotizmit, keqpërdorimeve, mospunës, degradimit dhe raportimit të anshëm e jo objektiv të mediumit publik.

Ngadhnjim Kastrati- ish drejtor i RTK-së

“Vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të z. Kastrati. Bordi i RTK-së konstatoi neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës. Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me z.Kastrati si Drejtor i Përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga vetë Kastrati i cili e quajti “bord i Qeverisë Kurti”.

Ai ka shtuar që nga emërimi i këtij bordi, është përballur me shantazhe dhe presion.

“Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022”, ka shkruar Kastrati në Facebook.