Deputeti nga radhët e PDK’së Ferat Shala në seancën e sotme ka kritikuar qeverinë aktuale për gjendjen e krijuar me energjinë elektrike dhe tarifat, përcjell Periskopi.
Shala thotë se qeveria aktuale po tregohet e bngurtë për të bashkëpunuar për këtë situatë, ndonëse PDK sipas tij ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
“Sot do të donim të nisnim këtë seancë ndryshe, ngrisim shqetësimin për energjinë dhe keq menaxhimin e saj, me shqetësimin PDK po e përcjell këtë situatë, kemi ngritur zërin me kohë për situatën që po na vie. Kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, si gjithherë qeveria po tregohet e ngurtë në bashkëpunim. Në kohën e pandemisë zrre me qeverinë, ky raport që paraqet rritjen e tarifave të pa menduar. Kërkojmë nga qeveria të kthej në pikën zero këtë raport. Ne si grup parlamentarë e kundërshtojmë këtë raport.”, tha Shala në kuvend.