Rihanna ka qenë e zënë duke përgatitur të hedh në treg linjën e re të të brendshmeve ‘Savage X Fenty’. Linja do të jetë e disponueshme për Ditën e Shën Valentinit.
Por, Riri e ndërpreu punën për disa çaste, duke shijuar darkë romantike në New York City me të dashurin e saj, A$AP Rocky.
Ajo u shfaq e veshur me pantolla e xhaketë lëkure. Këtë paraqitje e kombinoi me aksesor dhe flokët kacurrela të lëshuara.
Krijuesja e hitit ‘Umbrella’, vendosi grim të lehtë duke vendosur pak shkëlqim në buzë.
A$AP Rocky doli i veshur me xhinse dhe atlete të bardha. Ai e kombinoj veshjen me xhaketë lëkurë të gjelbër.
Ata u takuan fillimisht në fillim të viteve 2010, dhe ai e shoqëroi këngëtaren në turneun e saj në Diamonds World.
Të dy mbetën miq për disa vite dhe ata shoqëruan njëri-tjetrin në disa ngjarje në tapetin e kuq gjatë viteve të fundit.
Dyshja fillimisht u përfol se ishin takuar në verën e vitit 2020 kur u panë duke darkuar së bashku në New York City, dhe një burim më vonë konfirmoi për People se ata ishin zyrtarisht bashkë.
Qershorin e kaluar, A$AP Rocky pranoi në një intervistë se Rihanna ishte “e vetmja”.
“Ajo është ndoshta, si një milion të tjerat”, tha ai, duke treguar se tani është “rehat” falë marrëdhënies së tij me yllin e popit.
‘Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e vetmja’, kishte thënë ai.