Plas sherri mes Fjoralba Ponarit dhe Arbana Osmanit në ambientet e ‘Top Channel-it’

Pak ditë më parë, Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy moderatoret e njohura të Top Channel, të cilat janë edhe mikeshat e saj më të ngushta, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Në një moment Fjoralba tentoi t’i jepte një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihej lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohej. Pas këtij komenti Arbana ndërhyri menjëherë duke ndërprerë takimin e vajzave.

“Iconstyle” bën me dije se ditën e sotme Arbana dhe Fjoralba kanë debatuar ashpër në ambientet e “Top Channel”.

Debati mes tyre ka ndodhur në drekë, në korridor dhe nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar. Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj. Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.