Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Siç ishte paralajmëruar, në këtë takim ishte planifikuar diskutimi i mundësisë për vendosjen e masave të reja pas rritjes enorme të rasteve me COVID-19.
Nga objekti i Qeverisë të enjten në mëngjes pas mbledhjes janë parë duke dalë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Latifi pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.
Ai nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22.
Vetëm të mërkurën u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, duke e vazhduar trendin ngritës. Aktualisht janë mbi 7200 raste aktive me COVID-19.