Reperi MC Kresha ka folur për albumin më të ri muzikor “Muzikë e Alltisë” që vjen si bashkëpunim me Lyrical Son. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Kresha tha se ka qenë në Gjermani ndërsa Lyrical Son në Amerikë dhe kanë bashkuar projektet e tyre për të sjellë albumin që po klikohet çdo ditë e më shumë.
Kresha foli edhe për familjen e tij duke thënë se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë. Ndërsa u shpreh se vajza këndon dhe momentalisht pëlqen këngën e Dafina Zeqirit që erdhi në bashkëpunim me Kreshën.
Sa i përket të ardhmes së saj, Kresha u shpreh se do e lërë të lirë që të bëjë çfarë të dëshirojë.