43 mijë e 760 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID.
Ndërsa, 2 mijë e 199 persona janë vaksinuar me dozën e tretë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH’së, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 732 mijë e 948.
799 mijë e 114 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.