Kurti me “bojlerë dhe filterë” shpjegon gjendjen në KEK

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për gjendjen në KEK.

Kur Tahiri ka thënë se KEK-u ka prodhuar më shumë në kohën e udhëhequr nga ata si parti, Kurti i ka llogaritur se me bllokun “B2”, duke i thënë se do të kenë më shumë megavate sesa atëherë.

“Nuk ka rënë menaxhmenti, por ka rënë turbina. Ajo ka rënë, jo menaxhmenti”, ka thënë Kurti.

“Nuk i kanë vendos filterat, sepse kur kanë shku atje, e kanë parë se është llom. Njëherë duket me u ndërru bojlerat, më pas filterat. E ju nuk i keni ndërruar as bojlerat e as filterat. Ne njëherë i rregullojmë bojlerat, më pas filterat”, ka thënë Kurti, duke treguar pse nuk janë instaluar filterat në termocentrale.