Madonna po punon për të sjellë një film për jetën e saj. Revista People raporton se filmi biografik do të fillojë me betejat e saj në vitet 1970, duke thënë se “Do të jetë një përshkrim i vërtetë dhe i fuqishëm i jetës së Madonës”. “Vetëm unë mund ta tregoj historinë time,” ka thënë këngëtarja.
Ylli i muzikës ka përfunduar skenarin me ndihmën e shkrimtares së “Girl On The Train” Erin Cressida Wilson dhe xhirimet do të fillojnë së shpejti – 40 vjet pas publikimit të “Everybody” në tetor të 1982. Prodhimi i filmit për Universal është ndërmarrë nga Michael De Luca.
Emri që thuhet se do të interpretojë rolin e saj do të jetë e bija Lourdes Leon. Në garë për të luajtur ikonën e popit janë Florence Pugh dhe e dashura e Kanye West, Julia Fox, 31, e cila u pa me Madonna-n. Filmi do të prodhohet dhe drejtohet nga Mbretëresha e Pop-it