Policia ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin se i maskuar ka kërcënuar punonjësen e një barnatoreje dhe ka vjedhur para të gatshme.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti, 19.01.2022-19:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe duke e kanosur viktimën femër kosovare i ka grabitur 140 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.