Deputeti i PDK-së kërkon të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat e rrymës

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka, kërkuar kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat energjetike, përmes të cilave është paraparë dyfishimi i rrymës për konusmatorët me mbi 600 kilovatë.

Ai tha se ngritja e çmimeve të rrymës po ndodh në një kohë kur situata ekonomike e familjeve kosovare nuk është e mirë.

“Ne si grup parlamentarë Kërkojmë nga qeveria dhe nga ky kuvend ta kthej në pikën zero këtë raport. Nëse veprojmë kështu si grup parlamentar do të kundërshtojmë ketë raport , dhe kërkojmë që nga sot të hapim një debat të hapur për tarifat e energjisë elektrike, nëse këtë e kthejmë në pikën zero nga sot në të kundërtën nuk do të pajtohemi dhe jemi kundër, dhe nëse vazhdohet me këtë këmbëngulje ne pasojat do ti bartim të gjithë dhe veqenarisht qeveria Kurti duhet të jap llogari edhe për milionat edhe për problemet politike të cilat po e kaplon shoqërinë kjo situatë”, tha ai.