Besa Ismaili për Kurtin: Një lider inatçor që ka humbur udhën në oborr të vet

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka kritikuar kryemnistrin e Kosovës, Albin Kurti për opozitarizmin e tij të dikurshëm si dhe për qeverisjen e tij aktuale.

Ismalili ka thënë se Kurti nuk bëri histori vetanake sepse e humbi kohën duke shtrembëruar historitë e të tjerëve.

Tutje, duke kritikuar qasjen e Kurtit, Ismaili ka thënë se pozicioni i tij aktual politik si kryemnistër me pushtet kaq të madh duhet të shërbejë si mësim politik për të tjerët.

Këtu keni statusin e saj të plotë.

“Albin Kurti në vend se të bënte historinë vetanake për këtë vend, humbiste kohën duke nënvlerësuar dhe shtrembëruar historitë e tjerëve.

Një rast të këtillë me pushtet kaq të shtrirë nuk e pati askush para tij. Zor që do të ketë më kush kaq shumë pushtet edhe pas tij.

Dhe mbase ky leksion për liderët e ardhshëm, sesi NUK duhet të jetë një lider, është dobia e vetme e kësaj periudhe aktuale politike.

Një fitore politike e çuar dëm, një pushtet i fortë me rezultate të dobëta, një lëvizje politike e ç’orientuar me një lider inatçor që ka humbur udhën në oborr të vet.

Dëm!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e saj në Facebook.