Praktikë e njohur, por jo shumë e përdorur në Kosovën e pasluftës nga qeveritë që udhëhoqën me vendin.
Është e njohur botërisht, se qeveritë nëpër vende të ndryshme të botës, për të mbuluar një skandal, për të ulur rënien në sondazhe e për t’i paraprirë një vendimi jo fortë të mirë për votuesit e tyre, vendosin që t’i paraprijnë të lartëcekurave, me një vendim të ‘mirë’.
Kjo gjë ndodhi edhe në Kosovë, jo një herë por disa herë pas luftës.
E njejta për fat të keq po përsëritet edhe në qeverinë e qujatur si ‘Qeveria e Shpresës’, ajo e Qeverisë Kurti II.
Kur kanë kaluar gati 10 muaj prej se Qeveria Kurti erdhi në krye të vendit, e njejta disa herë rresht u kujdes që reagimin kritik qytetar ta mbuloj me një vendim të shpejtë e të mirë.
Shtatori i vitit 2021
Pa u bërë ende gjashtë muaj të plotë në qeverisje, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati dha njoftimin për fillimin e zbatimit të masës 3.5. – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë.
Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor i Qeverisë, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët u tha se ishte vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie.
Por, ky premtim u tha se upërshpejtua nga kjo qeveri me qëllim. Kjo pasi, ndodhi pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2021.
Disa ditë më parë në media u publikua një sondazh i cili aso kohe e paraqiste partinë në pushtet favorite, vetëm në tre komuna.
Tetori i vitit 2021
Pak ditë para raundit të dytë të balotazhit, ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bëri një deklaratë interesante.
Ai në një përballje televizive me kundërkandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune, Kadri Rrahimaj, kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës, nuk po ndërhynte në fshatin Karaçevë, vend ky ku zhvilloheshin lojërat e fatit në mënyrë ilegale, nën arsyetimin se ky sukses do t’i atribohej ati e do ndikonte direkt në zgjedhjet e balotazhit në atë komunë.
E një ndëryrje e Policisë së Kosovës, në këtë zonë erdhi tek pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Më 15 dhjetor, policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, arrestuan dy persona, rrënuan tri objekte ilegale e sekuestruan një sërë aparatesh të lojërave të fatit në këtë zonë.
Janari i vitit 2022
Ditëve të fundit u përfol shumë ngritja e çmimit të energjisë. Ajo pritet edhe të ndodh.
Kjo pasi, Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.
Por se a ishte rastësi apo jo, ndodhi ajo që jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.
Ankesave të qytetarëve kosovarë, se me shtrenjtimin e energjisë do e kenë të pamundur të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, ishte Ministria e Financave e cila iu dha ‘zgjidhje’
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qeveria gjermane do t’ia japë Kosovës 12.65 milionë euro shtesë për zgjerim të rrjetit të ngrohjes me Termokos.
Ai ka thënë se mjetet do të jenë grant dhe e e sjellin në mbi 26 milionë euro kontributin e qeverisë gjermane për këtë projekt.
“Një lajm i mirë për energjetikën! Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt”, ka thënë ai.
Ministri Murati tha se kjo nënkupton që edhe më shumë familje do ta zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike që përdoret për ngrohje.