Ai është njëri nga personazhet shqiptare që zgjon kureshtje sa herë që poston në rrjete sociale.
Fjala është për këngëtarin dhe ish-deputetin, Labinot Tahiri, i cili shpesh me ndjekësit ndan shkrime të ndryshme lidhur me ngjarjet në vend e po ashtu përcjell edhe mesazhe domethënëse herë pas here.
Artisti nga Ferizaj në një postim të fundit kërkon të dhurohet sa më shumë pozitivitet e dashuri në këto ditë vështirësie duke thënë se nuk është me para.
“Mirëmëngjesi!
Për të dhuruar pozitivitet tek njerëzit, nuk është me para, është pa para. Dhuroni në këto dite vështirësie pozitivitet, dashuri e kurajo, edhe pse e dimë se ndoshta për t’ju dhuruar para do të ishte më mirë, ama brendësia e mirë në shpirt fitohet pa para, dhe vetëm me dashuri, respekt dhe shëndet.
Secili nga ne e dim se : respekti, dashnia dhe shendeti lindën para se të krijohej paraja dhe pasuria.
Ku do që shihemi e keni nga një kafe të mëngjesit.
Sinqerisht i dua njerëzit dhe ju dua sa vetën. Uroj që më u’a kam dëshmuar këto fjalë në vepra.
Labi , Kosovë e Shqipërisë”.