Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për propozimi ne ZRRE që rryma në Kosovë të shtrenjtohet duke u kthyer bllok tarifat.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
I pyetur për shqetësimet e shumta që janë ngritur për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Kurti ka thënë se në orën 15:00 do të dal me qëndrimin e Qeverisë për këtë çështje.
“E kuptoj brengën dhe shqetësimet e ngritura, Qeveria po e trajton këtë çështje, në orën 15:00 sot në kryeministri unë dhe ministrja Artane Rizvanolli do të kemi një konferencë për këtë dhe ju ftoj të vini ku do të shprehim qëndrimin tonë si Qeveri “ , ka thënë Kurti.