Eleminime të dyfishta/ Kush janë dy banorët që lanë shtëpinë e BBV

‘Vëllai i madh” kishte paralajmëruar që gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme do të bëheshin dy eliminime, por banorët nuk ishin në djeni. Dj Dagz dhe këngëtarja Xheisara Frisku, janë dy banorët që janë larguar nga ‘Big Brother Vip’.

Në fillim u largua Xheisara, e cila ishte në nominim me Egzonen dhe Tan Bramën. Më pas eleminimi surprizë bëri që Dj Dagz të ishte banori i dytë që linte shtëpinë brenda natës.

Për Xhesiarën eksperienca e saj në BBV nuk ishte e gjatë pasi ajo ishte një ndër 5 hyrjet e reja, që iu shtuan shtëpisë. Nga ana tjetër për Dj Dagz, ishte një rikthim i dytë në Big Brother Vip, pasi ai ishte eleminuar më parë kur ishte një konkurrent i vetëm me Dj Pm.