Pas zinxhirit që nisi në spektaklin e mbrëmjes së kaluar nga Beatrix, Einxhel dhe DJ Dagz dolën në televotim dhe ky i fundit la shtëpinë e Big Brother VIP. Kjo e shqetësoi shumë Einxhel që me lot në sy thoshte që nuk e priste një gjë të tillë nga Donaldi, për të cilin thotë se nuk do ta falë kurrë.
Ndërsa Beatrix u afrua ti fliste, Einxhel i tha se nuk ka asgjë për të folur sepse nuk justifikon dot askënd. Këngëtarja u mundua ti thoshte se zgjodhi Egzonën për shkak se e bëri të ndihej keq me misionin e fshehtë.
EinxhelSa keq më vjen që nuk më erdhi keq për Tanin dhe mua që herën e kaluar, ose Dagzit. Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera. Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë.
Beatrix: Mendoj që të flasim nesër kur të jesh më e qetë.
Einxhel:Në këtë pikë nuk dua të flas me asnjeri. Nuk justifikoj veprimin e askujt. Të askujt me asgjë. Të mos thuash emrin tim është një gjë, po të mos thuash emrin e atij që para një jave thoje që po doli ai do të dal dhe unë, nuk e justifikoj dot.