Adelina Ismaili shijon rrezet e diellit në Zvicër me bashkëshortin e saj

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, ka nisur pushimet jashtë Kosovës duke kaluar disa ditë relaksi.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, së fundi është shfaqur me bashkëshortin e saj duke i shijuar rrezet e diellit në Zvicër,

Si duket kjo është arsyeja pse Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në një gjykim.

Për moprezencën e saj sot dhe herë të tjera, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Përndryshe, vitin e fundit kalendarik, Adelina ka qenë mjaft e angazhuar me emision, meqenëse ka bërë një tërheqje prej kohësh nga muzika.