20 milionëshi i Don Xhon dhe Butrint Imerit

Artistët, Don Xhon dhe Butrint Imeri sollën projektin e tyre të parë bashkëpunim “Corazon”.

Në shumë pak ditë kënga u shndërrua në një hit të padiskutueshëm.

Brenda 24 orëve preku shifrën e një milion shikimeve e që për këtë Butrinti e Don Xhon nuk mund të ishin më falënderues ndaj fansave e ndaj bashkëpunëtorëve të tyre.

Kënga tashmë tre javë pas publikimit ka prekur shifrën e 20 milionë shikimeve në Youtube.

Butrinti e Xhonatani falënderojnë të gjithë që e bën të mundur që kënga të ishte në top 5 të këngëve më të mira në listat muzikore në shume vende të botës.

Ndryshe, të dy janë në përgatitje të projekteve të reja muzikore të cilat pritet të publikohen së shpejti.