Oriola Marashi tregon linjat në fustan të shkurtër, duket provokuese dhe me shumë stil

Oriola Marashi është padyshim një prej modeleve shqiptare më të njohura dhe më të suksesshme.

Modelja nga Shqipëria prej kohësh është bërë imazh i markave të njohura botërore, teksa vazhdimisht realizon fotosesione të ndryshme.

Por, përveç tyre Oriola i mban të përditësuar fansat e saj edhe me imazhe nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka vepruar edhe së fundi.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Modelja shtatlartë postoi disa imazhe nga makina, teksa ka provokuar e veshur në një mini-fustan ngjyrë kafe dhe të zezë të kombinuar me çizme të gjata deri tek gjuri ngjyrë kafe e hapur.

Me flokët e gjata në formë valëzimi dhe grim të theksuar, modelja dukej e mahnitshme dhe në super formë.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që krahas angazhimeve profesionale, Oriola pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda e ka mbajtur larg syrit të publikut jetën private.