-Ditë më parë, Periskopi raportoi dhe publikoi Projektligjin e Qeverisë, përmes të cilit synohet të krijohet një Inspektorat për të inspektuar punën e zyrtarëve publikë – pa paralajmërim dhe pa leje.
Projektligji synon që të shqiptohen edhe gjoba me para për ata zyrtarë që vendosë Inspeksioni. Projektligji po konsiderohet si tendencë e Qeverisë Kurti për të disiplinuar, madje edhe shantazhuar zyrtarët publik. Për këtë, ka pasur reagime të shumta gjatë këtyre ditëve. Albert Krasniqi, njohës i çështjeve juridike, e ka quajtur njëfarë tendence për të krijuar ‘polici sekrete në administratë’. Qëndron Kastrati bashkë me PSD-në, dje kanë reaguar lidhur me Projektligjin, duke thënë se do të ‘instalojë autoritarizëm’ dhe ‘polici sekrete’
Për këtë Projektligj, sot në orën 11:00 do të diskutojë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe këtë ia konfirmoi Periskopit, kryetari Sazan Ibrahimi
Përveç Projekligjit për Inspektim, në këtë takim të kryetarëve do diskutohen edhe çështje të tjera si; Problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, problemet me mosfunksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mjetet financiare të komunave ë po shkojnë në fond rezervë, bashkëpunimin nivel local-nivel qendror dhe tema tjera.
Ndërkohë, Qeveria Kurti ka propozuar Projektligjin për inspektim i cili po shihet si një polici dhe kontrollim i zyrtarëve publik.
Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar.