Pas futjes në shtëpinë e Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj është shndërruar në emrin më të lakuar të showbizit.
Historia e saj e dashurisë me aktorin e humorit, Donald Veshaj, është tema më e përfolur momentalisht.
Kujtojmë se Donaldi kishte lënë një histori pezull me moderatoren e njohur Bora Zemani, dhe trekëndëshi i krijuar Donald-Bora-Beatrix e vuri këngëtaren në qendër të vëmendjes.
Por, para se të niste lidhjen me ishin e shoqes së saj, Beatrix Ramosaj ka pasur një tjetër lidhje të përfolur me Ervi Cenollin.
Çifti kanë qenë të lidhur për tre vite, madje Beatrix i kishte dedikuar edhe një tatuazh me mbishkrim “Forever”.
Por, Triksa ende akoma e kësaj dite nuk ka shpjeguar arsyet pse i dha fund lidhjes me ish-të dashurin e saj, që thuhet që ka qenë banakier.