Iliri ngacmon Dagzin: Tani që u lidhe me Einxhel je me vizë Shengen, deri në fund merr pasaportën

Brenda shtëpisë së Big Brother Iliri ka ditur në jo pak raste që të jetë ngacmues, ndërsa së fundi ‘pre’ e batutave të tij ka qenë çifti mes Dagz dhe Einxhel.

Ai ka bërë humor me reperin nga Kosova, duke i thënë se tani që është lidhur me Einxhel mund të marrë pasaportën shqiptare, duke u celebruar.

Iliri: Je me vizë Shengen tani, i fut një celebrim dhe merr pasaportën

DJ Dagz: O Ilir unë rri edhe ilegal, të kam kallzu që rri dhe ilegal, edhe mos me lëshu vizën

Ndërkohë që nuk mungoi as ndërhyrja e Einxhel e cila kujtoi  deklaratat e Ilirit, kur nuk e dinin që ata ishin çift dhe kishin shkëmbyer puthje mes tyre.