Vdes një person në QKUK, Policia hap rastin për lëndim të rëndë trupor

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Sipas Policisë, ai ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 20 dhjetori i vitit të kaluar.

Policia ka hapur rastin si lëndim i rëndë trupor në jug të Mitrovicës, megjithatë nuk ka dhënë më shumë detaje.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.