Partia Socialdemokrate do të dalë sot në konferencë për media.
Në njoftimin e PSD-së bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në lidhje me projektligjin për inspektime, të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë konferencë do të flasë nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati.
“Sot, me datën 17 janar (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. Në konferencë flet nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati”, bëhet e ditur në njoftimin e PSD-së.