Një vetur ka goditur një person në Veternik të Prishtinë, derisa ky i fundit po kalonte rrugën.
Rastin për Redaksinë tonë , e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një kombësor, ku si pasoj e lëndimeve trupore këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.