Nuk do ta njihni, kështu dukej Arjan Konomi 20 vite më parë

Arjan Konomi tashmë njihet pothuajse nga të gjithë si opinionist në reality-show. Fillimisht ne e kemi parë në disa edicione të “Big Brother Albania” për të arritur më pas kulmin me fenomenin “Për’puthen”.

Arjani ka ndryshim nga viti, në vit, madje me hapjen e sezonit të programit flokët e tij morën më shumë vëmendje sesa vetë konkurrentët, por si dukej Arjani para 20 viteve?

Mund ta themi se që në atë kohë ish-analisti gjeopolitik ka qenë modern dhe ‘avangard’.

Pavarësisht se është opinonist zyrtar në “Për’puthen” kjo nuk e ka ndaluar Arjanin të komentoi dhe një nga temat më të nxehta të “Big Brother VIP”, që përfshin kolegen e tij Bora Zemanin si edhe Donald Veshajn e Beatriksin.