Reperi i famshëm shqiptar Noizy ishte i ftuar në emisionin “Why Not” nga Roza Lati.
Gjatë intervistës, ai u bë pjesë e rubrikës “Nëse do të ishe në shtëpi me…”, ku ai jepte komentin e tij për emrat e dhënë nga moderatorja.
Një nga emrat e përmendur ishte pikërisht këngëtarja dhe konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj. “Beatrix të ka imituar në një emision dhe e pyetën ça të pëlqen të jesh në lëkurën e Noizyt, buzët tha.”-tha moderatorja.
Ndërkohë reperi deklaroi se po të ishte vetëm në një shtëpi me Beatrix do t’i bënte edhe ai një performancë private.
Ndërkohë, Noizy u shpreh se do t’ia kthente këngëtares me të njejtën monedhë, duke bërë edhe ai një performancë.
“E kam parë. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu. Gati njëjtë. Nëse do jetoja në një shtëpi me Beatrixën do mundoja t’i bëja dhe unë një performancë private, siç bëri ajo për mua. Do vija paruke dhe ca c**a këtu.”
Rikujtojmë se Noizy është përfolur shumë edhe për një lidhje të mundshme me Bora Zemanin. Dyshimet nisën si rrjedhojë e faktit se të dy ata ishin të ftuar në të njejtin eveniment, ku video të “shikimeve” të tyre bën xhiron e rrjetit.
Në të njejtën intervistë, ai u shpreh se me moderatoren ishin thjesht shokë dhe nuk kishte asgjë.