“Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”, Osmani kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën me një thënie të Jusufit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Osmani këtë e ka bërë duke postuar një thëine të Jusuf Gërvallës ku thuhet “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë”.

Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.