Redaksia jonë pak më parë raportoi për një aksident trafiku ndërmjet një veture të policisë dhe një autobusi në fshatin Shupkovc.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se në këtë aksident janë katër persona të lënduar, dy nga ta zyrtarë policor.
“Sot, rreth orës 06:45 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë zona e fshatit Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një autobusi dhe një veture të policisë, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar dy nga ta zyrtar policor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi Avni Zahiti.