Dy persona janë duke u kërkuar nga ana e policisë pasi dyshohen të kenë kanosur një person.
Pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit i kanë dëmtuar veturën viktimës.
Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit.
Ata madje edhe kanë kanosur policinë, duke u drejtuar armën (AK-47), për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.
“Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante” thuhet në njoftimin e policisë.