Donaldi mendon se Iliri është lojtar më i fortë, kjo është arsyeja

Mbrëmjen e djeshme Egzona e ka pyetur Donaldin se cili mendon ai se është lojtar më i fortë midis tij dhe Ilirit.

“Mendoj se Iliri është lojtar më i fortë se unë ka thënë Donaldi.

Banorët e tjerë kanë ndërhyrë duke shtuar se Iliri është më pak i përfshirë emocionalisht se Donaldi.

Ky i fundit ka thënë se është përfshirë si “budalla”, por dy javët e fundit ka ndryshuar sjellje sepse do që ta fitojë lojën e “Big Brother Vip”.