Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje të rënda nga Vushtrria

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh për kapjen e personave në kërkim, për shkak të dosjes kriminale të tyre. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të Stacionit Policor të Podujevës, të mbështetura edhe nga njësitë e Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.

I dyshuari me iniciale G.O., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda).

Hetuesit policorë në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa.