728 qytetarë pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se sot, nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raporti i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.