Krasniqi: Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, shkelje flagrante e sovranitetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese. Krasniqi në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express u shpeh se mbajtja e referendumit do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshem lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e nje shteti fqinj”, tha Krasniqi për

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën ashtu siç është lejuar në të kaluarën.

 

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ambasadorët e ShBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë sot i kanë shkuar në zyrë presidentes Vjosa Osmani dhe besohet që tema e takimit do të jetë lejimi i votimit të serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi.