Digjet një shtëpi në Deçan, dy policë të lënduar

Të enjten është djegur një shtëpi në fshatin Beleg të Deçanit.

Si pasojë e zjarrit dy zyrtarë të policisë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Nga njësite e zjarrfikësve është lokalizuar zjarri.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia  e tij. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vet viktima dhe dy zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.