Vjosa Osmani ka nisur t’i shpërblejë edhe shokët e babës: Iu jep tenderë me dorë të lirë

Tenderin për t’i rinovuar zyrat e kabinetit të presidentes , po del se e ka fituar  kompania “Arhing”, pronari i të cilës është miku i babait të presidentes së shtetit dhe vjen nga Mitrovica.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të prokurimit publik, derisa kontrata do ti kushtoj zyrës së Osmanit 8 mijë e 247 euro e 91 cent.

Punimet iu kanë besuar kompanisë N.P.T. Arhing.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figurojnë dy kompani “Arhing”, njëra e regjistruar në emër të Jeton Canhasit, ndërsa tjetra në emër të Arbër Canhasit si “Arhing Group Sh.P.K.”, djalit të Jeton Canhasit, të cilët me prejardhje janë nga komuna e Mitrovicës dhe ky i fundit mik i babait të presidentes Vjosa Osmani.

Se Jeton Canhasi është mik i babait të presidentes Osmani, këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe vetë ai.

“Unë kam qenë shef i Inspekcionit të Ndërtimtarisë e nga aty njihemi, pra jemi shokë, kjo është lidhja me të. Përndryshe, unë kam qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës për nëntë vjet”, ka thënë Canhas

Image

Detajet e kontratës:

ImageImageImage