Mbrëmë spektakli i “Big Brother VIP” ka pasur debate mjaft të forta. Në një moment është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, e cila u krijua pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa në fillim u duk si një lidhje e fortë, tani gjërat kanë ndryshuar. Këngëtarja herë pas here ankohet se aktori i humorit nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim të lidhjes së tyre.
Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.
Biseda gjatë spektaklit:
Donaldi: Normale ta dojë 24 në 24
Ajola: Ça, vëmendjen?
Donaldi: Avash se nuk marr rrogë nga Trixa, nuk më paguan Trixa, nuk jam kloun. Tallesh ti
Arjola: Çfarë o zemra nuk je kloun?
Donaldi: Është normale Arjolë?
Arjola: Se di Donald, e kam shumë të sinqertë. Për Zotin e kam vërejtur se je në botën tënde dhe unë nuk po them se po bën gabim. Thjesht duhet ta kuptoni njëri-tjetrin pak më shumë
E pikërisht këtë moment mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj, e ka publikuar në “Instastory”-n e saj. Ajo madje ka etiketuar Arjolën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji zemër të madhe.
Duket se nëna e këngëtares është dakord me fjalët e aktores së njohur dhe e kënaqur se Arjola po mbështet vajzën e saj.