Pas ndarjes nga Gigi Hadid, Zayn Malik haset në një aplikacion ‘online’ që ofron njohje me gra më të plota

Zayn Malik është regjistruar në aplikacionin e njohjeve WooPlus (një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të plota), tre muaj pasi u nda nga Gigi Hadid pas një grindjeje publike me nënën e modeles, Yolanda Hadid.

Ish-ylli i “One Direction”, 28 vjeç, iu bashkua sajtit i cili e përshkruan veten si një platformë ‘përfshirëse’ për ‘njerëzit e lakuar për të gjetur dhe shijuar dashurinë’, shkruan DailyMail.

Zayn i tha Billboard në vitin 2016 se i pëlqejnë ‘femrat më të plota’, duke thënë: “Më pëlqejnë vajzat që janë paksa të trasha në zona të caktuara – zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e plotë”.

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e përdoruesve të tij dhe një video e Zayn duke u kyçur në këtë aplikacion, ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Ylli mund të shihet me një mjekër të madhe, duke tërhequr fytyrat për t’u përshtatur me emocionet e fytyrave të buzëqeshura.

Duke e quajtur veten ‘Zed’ në aplikacion, ai e ka vendosur vendndodhjen e tij qytetin Ottaville në Filadelfia.

Zayn ka një histori takimesh me modele, pasi ka shijuar një romancë gjashtëvjeçare me Gigi Hadidin – me të cilën ka një vajzë 16-muajshee të quajtur Khai.

Këngëtari ishte gjithashtu në lidhje me modelen Neelam Gill dhe ishte fejuar me Perrie Edwards.

Paraqitja e tij në këtë aplikacion njohjesh me gra më të plota, vjen pak kohë pasi ai u nda me Gigin në tetor, pas një sherri publik me nënën e modeles.