OBSH: Omicron me përhapje të stuhishme në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon një situatë të zymtë lidhur me pandeminë e coronavirusit. Deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e evropianëve nga varianti Omicron.

Omikron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit evropian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. Varianti Omikron i coronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Evropën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon, që mbi 50 përqind e popullsisë në rajonin evropian mund të infektohen me Omikron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Në një raport të institutit më 8 janar thuhet shprehimisht; „Modelet tona për rajonin evropian parashikojnë, që në mes të janarit me mbi 12 milionë infeksione në ditë të arrihet niveli më i lartë – por kuotat më të larta në nivel kombëtar mund të variojnë dukshëm nga njëra-tjetra”.

“Të shfrytëzohet hapësira e mbetur kohore

Vetëm në javët e parat ë 2022 në rajonin evropian janë regjistruar më shumë se shtatë milionë raste me coronavirus, që do të thotë se ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Kluge. Omikron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore.