Modelja e njohur Valentina Boscardin ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19.
Mediat braziliane raportojnë se ajo u detyrua të shtrohej në spital për shkak të simptoma të rënda, por ishte tromboza e krijuar nga sëmundja që i dha fund para kohe jetës së saj.
Lajmin e ka dhënë e ëma e saj prezantuesja e njohur braziliane Marcia Boscardi.
Sipas prezantueses, vajza e saj nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer, por këto masa nuk parandaluan një shtrimin në spital.
Valentina Boscardin kishte ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe tashmë ishte pjesë e agjencisë së njohur Ford Model Brasil Sao Paulo.