Kryetari Latifi ka nënshkruar vendimin për caktimin e këshillit organizues të Ditëve Përkujtimore “Flaka e Janarit”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për caktimin e këshillit organizues të Ditëve Përkujtimore “Flaka e Janarit”. Përbërja e këtij këshilli është kjo:

Afrim Dina, kryesues; Avni Morina, anëtar; Nora Boshnjaku, anëtare; Feriz Thaçi (përfaqësues nga OVL e UÇK-së)- anëtar; Dervish Çadraku, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Shedat Ukaj, anëtar; Qemajl Krasniqi, anëtar; Qëndresa Duraku, anëtare; Naser Dula, anëtar dhe Muharem Morina, anëtar.

Pika 1 e vendimit thotë se këshilli organizues “Flaka e Janarit” ka për detyrë të shpërndajë ftesat për grupe dhe individë të rëndësishëm, të ndaj çmime, të caktoj datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohen aktivitetet, të ndërrmerr të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e Ditëve Përkujtimore.

Ndërsa pika 2 e vendimit thotë se organizimi dhe ndarja e përgjegjësive për pjesën operative të Ditëve Përkujtimore “Flaka e Janarit” i takon kryesuesit të këshillit organizues.