Ish deputetja nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar përmes një postimi se është infektuar për herën e dytë, shkruan Jepi zë.
Ajo ka ftuar të tjerët të bëjnë kujdes për veten e tyre, sepse virusi po dika të rikthehet.
Postimi i plotë:
Taman e fillon njeri vitin e ri, me plot vullnet e optimizëm për punë të mira e me njerëz të mirē, me energji pozitive në angazhimin e ri, kur taap covidi…..po kaluese, shyqyr.
Kujdesuni miq sa të mundeni, për veten dhe të tjerët, se po dika me i rikthy edhe mirë.
Ditë të mbarë e shihemi pas izolimit, për të mirë!
PS: Falemnderit të gjithëve për kujdesin, e veçanërisht mantelbardhët!