rokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit dhe shkrimeve në media se nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e të dëmtuarit.
Prokuroria Themelore thekson se e kupton shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, reagon lidhur me shkrimin e publikuar fillimisht në “Kosovapress” dhe në portale të tjera vendore se, prokurorja e çështjes e cila është duke e trajtuar rastin e zhdukjes së B.R., nuk ka dhënë sqarime dhe nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e të dëmtuarit, ashtu që, ju njoftojmë se më 13 prill 2021, e njëjta është ngarkuar me rastin në fjalë dhe po të njëjtën ditë me urdhër të saj është ndaluar personi me inicialet J.V., i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, të paraparë sipas KPRK-së, si dhe është dërguar në paraburgim.
Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë.
Nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tërsi të kësaj çështje penale”.